Lacazette nderon Arsenalin, fitorja e dytë radhazi

Arsenal ka arritur të mundë 1-0 Brighton në transfertë duke siguruar kështu fitoren e dytë radhazi në Premier League. Goli në pjesën e dytë nga Lacazette, i cili u aktivizua si zëvendësues dhe shënoi menjëherë, ishte i mjaftueshëm për formacionin e drejtuar nga Arteta.
Arsenal zhvilloi një pjesë të parë të dobët, duke mos rrezikuar asnjëherë seriozisht portën e vendasve, por në fillimin e pjesë së dytë i kishte të gjitha mundësitë, që të shënonte me Pierre-Emerick Aubameyang. Në një distancë të afërt, sulmuesi i Arsenal është ndalur nga portiere i Brighton, që bëri një pritje të shkëlqyer.
“Topçinjtë” e rritën presionin dhe vetëm 21 sekonda pasi ishte future në fushën e lojës, Lacazette arriti të zhbllokojë rezultatin në minutën e 66-të. Brighton në asnjë moment nuk mundi të gjente hapësirat e nevojshme përballë një Arsenali të vendosur mirë në fushën e lojës.
Tashmë për skuadrën e trajnerit Arteta, pas shumë javësh të tmerrshme në lojë dhe rezultat, ka nisur ngjitja në klasifikim. 20 pikë të grumbulluara deri tani, në një kohë që vendi i pestë është 6 pikë larg.