E Enjte, 5 Nëntor 2026

Barcelona: mungon Messi, mungon fitorja, 1-1 me Eibar

Barcelona hedh një hap të gabuar në ndeshjen e fundit për vitin 2020. Katalanasit, pa praninë e Messi-t në fushën e lojës, nuk kanë shkuar më shumë se një barazim 1-1 në “Camp Nou” përballë Eibar.

Një sfidë që mund të kishte marrë një rrjedhë tjetër pas disa minutash nëse Braithwaite nuk do të kishte gabuar një 11-metërsh në minutën e 8-të. Në 57’ Kike çuditërisht çon baskët përpara. Dembélé barazoi dhjetë minuta më vonë.

Messi ishte i detyruar të ndiqte sfidën  tribunat në Camp Nou pasi mori një goditje në fitoren e katalanasve ndaj Real Valladolid para Krishtlindjeve, ndërsa skuadra e tij pavarësisht lojës së krijuar, u “shpërblye” me një pikë.

Barça aktualisht ndodhet në vendin e gjashtë në klasifikim, vetëm një pikë larg zonës Champions, por 7 pikë prapa dyshes kryesuese Atlético-Real, me skuadrën e trajnerit Simeone që ka dy ndeshje më pak.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›