E Enjte, 5 Nëntor 2026

Diego Costa largohet nga Atletico, ofertë nga Arsenal

Zyrtarizohet divorci: Diego Costa nuk është më futbollist i Atletico Madrid. Një ndërprerje e parakohshme e kontratës, e cila skadonte në qershor, për arsye familjare. Sidoqoftë, skuadra e presidentit Enrique Cerezo, ka marrë masat paraprake, duke vensosur një klauzolë: Në rast se qendërsulmuesi do të kalojë te Real Madrid, Barcelona ose Sevilla ai do të detyrohet të paguajë një dënim prej 25 milionë eurosh. Nga ana tjetër, Atletico do të merrte një dëmshpërblim prej 5 milion nëse Diego Costa do të nënshkruajë për një klub që kualifikohet në raundin e 16 të Ligës së Kampionëve.

Diego Costa po vuante nga konkurrenca e Suarez dhe João Felix, por mbi të gjitha nga hierarkitë e reja të Simeone. Braziliani (me pasaportë spanjolle) ndihej paksa mënjanë. Te Atletico ai jetoi dy kapituj të karrierës së tij: 215 ndeshje, 83 gola dhe 36 asistime. Ka fituar La Liga (2013-14), një Kupë të Mbretit (2013), Europa League (2018) dhe dy Super Kupa Evropiane (2010 dhe 2018). Shënoi golin e tij të fundit në 19 Dhjetor kundër Elche nga një penallti (3-1). Është 32 vjeç dhe ka marrë oferta nga Kina e Brazili. Por propozimi më interesant u mor nga Arsenali mbrëmë: Arteta po punon për ta bindur atë që të kthehet në Premier League pas katër sezonesh me fanellën e Chelsea.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›