Një gol për çdo pjesë loje, Sevilla kalon pengesën Villarreal

Me një gol në secilën pjesë, Sevilla kaloi pengesën Villarreal. Skuadra e Lopetegui fitoi 2-0 falë penalltisë së shënuar në pjesën e parë të ndeshjes nga Lucas Ocampos dhe goli i En Nesyri në fillim të pjesës së dytë. Suksesi i tretë në katër gara për andaluzianët që kapin ekipin e Emery në vendin e katërt, së bashku me Real Sociedad, tre skuadra në kuotën e 26 pikëve.
Kështu skuadra e Lopetegui i ka dhënë lamtumirën 2020-ës me një buzëqeshje më të madhe që mund të dalë nga një skuadër euforike. Në një vit kaq të komplikuar në të gjitha aspektet e jetës, përfshirë dhe sportin, andaluzianët kanë shijuar një vit ëndërr. Kualifikimin në Champions, titullin në Europa League dhe përsëri në grupin e më të mirëve për këtë sezon. Së fundmi, fitorja me Villarreal, që nuk humbiste që nga shtatori, duke u barazuarme pikë në luftën për zonën Champions.