E Shtunë, 31 Tetor 2026

Laçi bllokon Tiranën për ...Shkodrën

Laçi mori një pikë të çmuar në shtëpi në barazimin 1-1 me Tiranën, që nga ana e saj luajti për 70 minuta me dhjetë lojtarë pas ndëshkimit me karton të kuq të Tefik Osmanit.

Sulmuesi i Tiranës, Pero Pejiç, nuk mungoi e tij të radhës, teksa kroati realizoi në minutën e 14-të një gol sipas mënyrës së tij.

Rrjeta e tij e 12-të në 16 javët e para, që e shkëputi ish-sulmuesin e Dinamos, me dy gola më shumë se Daniel Xhafaj i Flamurtarit (10).

Në një ndeshje ku të ardhurat e takimit shkuan në ndihmë të përmbytërve të qarkut të Shkodrës – në stadium ishin të pranishëm rreth 2 mijë shikues, Laçi bëri të pamundurën për të gjetur golin e barazimit, të cilin e gjeti me anë të një penalltie të realizuar nga Vangjel Mile (85’). Goli i pestë i beratasit.

Tirana, që nën drejtimin e Nevil Dedes, nuk humbet prej shtatë ndeshjesh – pesë në kampionat dhe dy në kupë – e mbylli vitin në vendin e katërt, me 26 pikë, tetë pikë më pak se Flamurtari kryesues.

 KATEGORIA SUPERIORE
JAVA 16

23 dhjetor
Skënderbeu-Elbasani 1-0
Dinamo-Vllaznia 0-0
Flamurtari-Teuta 1-0

 24 dhjetor
Besa-Shkumbini 2-1
Kastrioti-Bylis 2-1
Laçi-Tirana 1-1

RENDITJA

Flamurtari 34
Skënderbeu 31
Vllaznia 28
Tirana 25
Dinamo 25
Teuta 21
Laçi 21
Shkumbini 20
Kastrioti 20
Besa 15
Bylis 15
Elbasani 9
- Elbasani është penalizuar me –3 pikë nga FIFA për shkak të mospagimit të lojtarit Darko Periç

GOLASHËNUESIT

12 gola: Pejiç (Tirana)

10 gola: D. Xhafaj (Flamurtari)

8 gola: Balaj (Dinamo); Bërkiç –1p (Skënderbeu)

7 gola: Çota (Teuta); Vila – 1p (Dinamo)

6 gola: Sinani (Vllaznia); Kuli –1p (Shkumbini), Dalipi -1p (Elbasani); Cikalleshi –1p (Besa)

5 gola: Martinena (Dinamo); Dimo (Bylis); Babiç (Kastrioti); Sadiku (Elbasani), Soza (Skënderbeu); Mile – 1p(Laçi);

4 gola: Selimi –2p (Laçi); Soza, Joliç (Skënderbeu); Mihani –1p (Besa); F.Xhafa (Bylis), Ahmataj (Flamurtari); Alikaj (Kastrioti);

3 gola: Grizha, Gërboviç (Shkumbini); A.Lila –1p, Plaku (Tirana); Shkëmbi –1p (Skënderbeu), Nora (Shkumbini);

2 gola: Biskup (Skënderbeu); Veliaj, Progni, Sakaj –2p, Bajevski (Flamurtari); A.Lila –1p, Plaku (Tirana); Jovanoviç 1p, Vajushi, Nallbani (Vllanzia); Guy, Popoviç (Bylis); Alikaj, Alvizh (Kastrioti); Frashëri (Teuta), Hysa, Marashi (Laçi)

1 gol: Ristevski, Gava, Lloga, Radoviç (Elbasani); Malindi, Muka, Osmani, Zizoviç, Tusha, Morina, S.Lilaj (Tirana); Rajoviç, Shtubina, Gocaj (Vllaznia); Gega, Egbo –1p, Bega, Kepi, Kule (Bylis); Dervishi, Shenaj, Mujdragiç (Shkumbini), Djarmati, Jushi, Tepshi, Muçollari, Shameti, Turdiu –1p, Leci (Kastrioti); Roshi, Shehaj, Lena, Liçaj, Devolli (Flamurtari); Vishaj (Skënderbeu); Çavriç, Hysa, Vuçaj, Kaja, Shazivari, Buljan (Laçi); A.Hoxha, Sheta, Dosti (Teuta), Malarkane, Allmuça, Sefa, Muzaka (Dinamo), Velija, Dos Santos (Besa)

Autogola: Ramazani (Elbasani, në favor të Bylisit); Ristovski (Skënderbeu, në favor të Elbasanit); Sakaj (Flamurtari, në favor të Elbasanit); Jakupi (Besa, në favor të Skënderbeut), Lako (Skënderbeu, në favor të Teutës); Fagu (Skënderbeu, në favor të Vllaznisë).

Burimi: Albania-sport.com
Kliko per te na ndjekur ne Twitter

E Premte, 24 Dhjetor 2010

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›