E Shtunë, 31 Tetor 2026

Besa, fitore edhe për ...Daiun

Besa i mbylli me nder dy ndeshjet e fundit para Krishtlindjeve dhe Vitit të Ri, teksa formacioni kavajas pas fitores 2-1 ndaj Teutës në “Niko Dovana” e “fotokopjoi” suksesin me të njëjtin rezultat edhe ndaj Shkumbinit, pavarësisht se peqinasit ishin shpërblyer me 5 milionë lekë të vjetra në total për fitoren e rëndësishme ndaj Dinamos në ndeshjen e javës së 15-të.

Ishte sulmuesi brazilian Marko Dos Santos, ai që me golin e tij jo vetëm zhbllokoi rezultatin në minutën e 11-të, por dhe realizoi golin e tij të parë me fanellën e verdhezi për këtë edicion.

Me pjesën e parë të fituar, skuadra kavajase e drejtuar nga Gerti Haxhiu zotëroi dhe dominoi lojën, ndërkohë që sulmuesi tjetër i talentuar, Sokol Cikalleshi – është në fokusin e Skënderbeut gjatë merkatos së janarit – dyfishoi rezultatin në minutën e 62-të. Goli i tij i gjashtë sezonal dhe më produktivi i Besës në këto 16 javë të zhvilluara.

Peqinasit – me shtatë mungesa në këtë takim - u përpoqën të rihynin në lojë dhe shkurtuan diferencën më anë të Arlin Norës, i cili ekzekutoi saktë një penallti në minutën e 85-të, por pa mundur të shmangë humbjen e Shkumbinit dhe trajnerit Përparim Daiu përballë ish-skuadrës që e drejtoi nga java e 5-të e deri te 10-ta e këtij sezoni.

Besa, nënkampione e sezonit të kaluar dhe fituese e Kupës dhe Superkupës së Shqipërisë, duket se e rigjeti ritmin e munguar, pikërisht në ndeshjen e 35-të historike kundër Shkumbinit (12 fitore), e që përkoi me fitoren e 18-të verdhezinjve.

Në fazën e parë, Shkumbini dhe Besa u ndanë në barazim 2-2 në Peqin, por ajo ndeshje përkoi me debutimin e Përparim Daiut në stolin e Besës.

Për Shkumbinin kjo ishte humbja e 8-të sezonale dhe 7-ta në transfertë (vetëm 1 fitore), me peqinasit që duhet të luftojnë shumë fort në pjesën e dytë të sezonit nëse do të duan të realizojnë debutimin e parë historik në Europë, një objektiv kryesor i vendosur nga ish-presidenti Ylli Ndroqi.

KATEGORIA SUPERIORE
JAVA 16

23 dhjetor
Skënderbeu-Elbasani 1-0 Dinamo-Vllaznia 0-0 Flamurtari-Teuta 1-0
24 dhjetor
Besa-Shkumbini 2-1 Kastrioti-Bylis 2-1 Laçi-Tirana 1-1

RENDITJA

Flamurtari 34 Skënderbeu 31 Vllaznia 28 Tirana 25 Dinamo 25 Teuta 21 Laçi 21 Shkumbini 20 Kastrioti 20 Besa 15 Bylis 15 Elbasani 9 - Elbasani është penalizuar me –3 pikë nga FIFA për shkak të mospagimit të lojtarit Darko Periç

GOLASHËNUESIT

12 gola: Pejiç (Tirana)

10 gola: D. Xhafaj (Flamurtari)

8 gola: Balaj (Dinamo); Bërkiç –1p (Skënderbeu)

7 gola: Çota (Teuta); Vila – 1p (Dinamo)

6 gola: Sinani (Vllaznia); Kuli –1p (Shkumbini), Dalipi -1p (Elbasani); Cikalleshi –1p (Besa)

5 gola: Martinena (Dinamo); Dimo (Bylis); Babiç (Kastrioti); Sadiku (Elbasani), Soza (Skënderbeu); Mile – 1p(Laçi);

4 gola: Selimi –2p (Laçi); Soza, Joliç (Skënderbeu); Mihani –1p (Besa); F.Xhafa (Bylis), Ahmataj (Flamurtari); Alikaj (Kastrioti);

3 gola: Grizha, Gërboviç (Shkumbini); A.Lila –1p, Plaku (Tirana); Shkëmbi –1p (Skënderbeu), Nora (Shkumbini);

2 gola: Biskup (Skënderbeu); Veliaj, Progni, Sakaj –2p, Bajevski (Flamurtari); A.Lila –1p, Plaku (Tirana); Jovanoviç 1p, Vajushi, Nallbani (Vllanzia); Guy, Popoviç (Bylis); Alikaj, Alvizh (Kastrioti); Frashëri (Teuta), Hysa, Marashi (Laçi)

1 gol: Ristevski, Gava, Lloga, Radoviç (Elbasani); Malindi, Muka, Osmani, Zizoviç, Tusha, Morina, S.Lilaj (Tirana); Rajoviç, Shtubina, Gocaj (Vllaznia); Gega, Egbo –1p, Bega, Kepi, Kule (Bylis); Dervishi, Shenaj, Mujdragiç (Shkumbini), Djarmati, Jushi, Tepshi, Muçollari, Shameti, Turdiu –1p, Leci (Kastrioti); Roshi, Shehaj, Lena, Liçaj, Devolli (Flamurtari); Vishaj (Skënderbeu); Çavriç, Hysa, Vuçaj, Kaja, Shazivari, Buljan (Laçi); A.Hoxha, Sheta, Dosti (Teuta), Malarkane, Allmuça, Sefa, Muzaka (Dinamo), Velija, Dos Santos (Besa)

Autogola: Ramazani (Elbasani, në favor të Bylisit); Ristovski (Skënderbeu, në favor të Elbasanit); Sakaj (Flamurtari, në favor të Elbasanit); Jakupi (Besa, në favor të Skënderbeut), Lako (Skënderbeu, në favor të Teutës); Fagu (Skënderbeu, në favor të Vllaznisë).

Burimi: Albania-sport.com
Kliko per te na ndjekur ne Twitter

E Premte, 24 Dhjetor 2010

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›