Laçi shtang Partizanin, vendos Bibo

Laçi ka surprizuar Partizanin në javën e dytë të “Abissnet Superiore” duke marrë një fitore 2-1 në “Arena Egnatia”, me të kuqtë si skuadër pritëse, në një ndeshje që erdhi për shikuesit në ekranin e RTSH Sport.
Në Rrogozhinë kurbinasit arritën të zhbllokojnë menjëherë sfidën me një gol mjaft të bukur të shënuar nga Bibo, ndërsa Partizani në fundin e pjesës së parë humbi shërbimin e Markut, i ndëshkuar me karton të kuq.
Në pjesën e dytë është edhe njëherë Bibo që gjen rrugën e rrjetës duke dyfishuar shifrat për Laçin, ndërsa Aliu shënoi golin e ngushëllimit për të kuqtë në fundin e takimit.
Me këtë fitore Laçi shkon në kuotën e 4 pikëve, ndërsa Partizani mbetet me 1 pikë.