Vllaznia, barazim dhe polemika me Elbasanin

Elbasani dhe Vllaznia nuk kanë shkuar më shumë se një barazim 1-1 në ndeshjen e javës së dytë të “Abissnet Superiore”, që erdhi për shikuesit në ekranin e RTSH1.
Në “Elbasan Arena” u zhvillua një sfidë e ndezur, me kuqeblutë arritën të shënojnë me anë të Muratajt e më pas me mundësi për të dyfishuar shifrat.
Elbasani arriti të vendosë barazpeshën me anë të Hebajt në pjesën e dytë, ndërsa kuqeblutë panë të anuloheshin dy gola për pozicion jashtë loje. Protesta të shkodranëve për golat e anuluar, trajneri Martin u ndëshkua me karton të kuq.
Të dyja skuadrat janë në kuotën e dy pikëve në këto dy javë të para të “Abissnet Superiore”.