Ultimatum i MTKRS Dinamo debohet nga kompleksi sportiv
Me date 1 dhjetor diten e merkure ministri ka nxjerre nje urdher me numer protokolli 8346 ku u kerkon drejtuesve te klubit Dinamo qe te bejne dorezimet e ambienteve dhe cdo gje tjeter qe i perket klubit brenda dates 3 dhjetor pra brenda dites se sotme. Ne zbatim te VKM nr.938 date 17.11.2010 Per kalimin ne pergjegjesi administrimi te klubit sportiv Dinamo nga Ministria e Brendshme te Ministria e Turizmit Kultures Rinise dhe Sporteve por Agjencine e Sherbimit te Sporteve dhe per nje ndryshim ne VKM nr.250 date 24.04.2003 Per miratimin e listes se inventarit te pronave te paluajtshme shteterore te cilat i kalojne ne pergjegjesi administrimi Ministrise se Rendit Publik te ndryshuar te merrni
masat per te kryer dorezimin e ambienteve brenda dates 03.12.2010 thuhet ne urdhrin qe ministri ka nxjerre dy dite me pare drejtuar KS Dinamo.
Sipas informacioneve te meparshme dhe referuar edhe nje interviste te drejtoreshes se Agjencise se Sporteve ne MTKRS kompleksi Dinamo do te njohe nje transformim rrenjesor ku vec futbollit do tu krijohet mundesi edhe sporteve te tjera qe te kryejne stervitjen aty. Ndersa KS Dinamo per te vazhduar qe te qendroje ne ato ambiente dhe te stervitet ne fushat e ketij kompleksi nga sot e tutje do ti duhet qe te paguaje nje shifer parash e cila do te caktohet nga ministria.
Nga ana tjeter Ismet Saliaj administratori i bluve ka reaguar pas lajmit duke pohuar se klubi nuk ka marre ende nje njoftim zyrtar. Ne nuk kemi asnje njoftim zyrtar - shpjegon Saliaj. Megjithate edhe po erdhen do te marrin disa zyra nuk kane per te bere asgje tjeter. Ne krahun tjeter tashme dinamovitet behen gati te perurojne lokalin e ri i cili do te jete ne funksion te lojtareve sidomos ne kohen qe ata do te jene te grumbulluar. Por ajo qe dihet te pakten edhe sipas burimeve zyrtare eshte qe edhe pse klubi Dinamo ka kaluar ne varesi te Ministrise se Turizmit Kultures Rinise dhe Sporteve qe ia ka dhene Agjencise te Sherbimit te Sporteve skuadra do te mbetet ashtu sic eshte.
Sherr argjentinas te DinamoBlanko debate me Konenen
Trajneri i Dinamos Luis Manuel Blanko dhe pergatitesi atletik Marko Konena sipas burimeve te sigurta kane debatuar ashper me njeri-tjetrin. Per rreth 15 minuta ne nje cep te fushes te dy kane folur ashper pas se ciles eshte larguar pergatitesi atletik Konena. Gjithcka ka ndodhur larg syve te lojtareve larg syve te ndihmesve te Blankos apo dhe larg syve te perkthyesit. Madje asnje prej anetareve te skuadres blu nuk ka ditur asgje per ate qe ka ndodhur mes Blankos e Konenes. Ne fakt Konena eshte larguar pa filluar stervitja teksa eshte justifikuar me faktin qe kishte dhembje barku gje qe ndodh zakonisht me argjentinasit te cilet e kane si justifikim apo si gome shpetimi per te dale nga situata sa here kane probleme. Superiore/ Java 14-te
Sot
Laci - Vllaznia 1300
Neser
Bylis - Tirana 1300
Kastrioti - Elbasani 1300
Te dielen
Flamurtari - Besa 1300
Dinamo - Teuta 1300
Skenderbeu - Shkumbini 1300
Leonard Karaj