E Diel, 1 Nëntor 2026

Vazhdon ethshem fushata ne Kosove

Vazhdon me intensitet fushata per zgjedhjet e 12 dhjetorit ne Kosove. Dy partite kryesore Partia Demokratike dhe Lidhja Demokratike zhvilluan takimet e radhes me elektoratin dhe mbeshtetesit e tyre ne Malisheve Rahovec e Ferizaj.

Ne keto manifestime lideret politike bene te njohur programet e tyre per qeverisjen e ardhshme te vendit por nuk munguan edhe akuzat e ndersjellta.

PDK ne diten e trete te fushates eshte ndalur ne Komunen e Malisheves dhe te Rahovecit ku kreu Thaci u premtoi simpatizanteve rritje pagash per punonjesit e shendetesise dhe arsimit. Thaci premtoi gjithashtu investime te rendesishme ne mandatin e ardhshem.

Nderkohe kreu i LDK-se Isa Mustafa u ndal ne Ferizaj ku para simpatizanteve i quajti te paverteta dhe mashtrime deklaratat e kreut te PDK-se Hashim Thaci per rritje te pagave sepse sipas tij keto rritje nuk jane parashikuar ne buxhetin per vitin 2011.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›