E Shtunë, 31 Tetor 2026

Lacio kualifikohet për në turin e Europa League

Lacio është kualifikuar për në turin tjetër të Europa League pasi mundi me rezultatin 3 me 1 maqedonasit e Rabotnickit në ndeshjen e kthimit.
Vendimtarë për italianët ishin dopieta e Rocchit dhe një gol i Hernanes por nuk ka pasur të njejtin fat skuadra tjetër italiane.
 

Roma u eleminua pas barazimit 1 me 1 ndaj Slovan Bratislava. Në ndeshjen e parë ekipi sllovak kishte fituar me rezultatin minimal 1 me 0.
Disa prej ndeshjeve të tjera dhanë këto rezultate.
 

Stoke C.- Thun 4- 1, Paris S.G. -Differdang 2 - 0, Tottenham -Hearts 0 - 0 dhe Sevilla -Hannover 1 – 1.
 

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›