E Diel, 1 Nëntor 2026

Lacio mposht Romën, Mauri vendos derbin

ROME-Lacio fiton për herë të dytë këtë sezon derbin me Romën, në fund të një 90-minutëshi emocionues dhe nervoz. Skuadra e drejtuar nga Edi Reja është treguar më e fortë se dëmtimet, që dje kishin shkuar në 8 futbollistë, duke nisur nga anësorët Konko, Radu e Luliç. Por, pas vetëm 7 minutash, ndeshja merr një tjetër rrjedhë.
Hernanes i vjedh një top Pjaniç në mesfushë dhe pason për Klosen, që pengohet nga Stekelenburg. Portieri holandez del me të kuqe, ndërsa Lacio ka shënin e një penalltie, e cila më pas shndërrohet në gol nga Hernanes. Në minutën e 16-të, pas një rrëmuje në zonë dhe disa tentativave të lojtarëve verdhekuq, Borini barazon shifrat. Takimi më pas ka humbur bukurinë, ndërkohë që nuk ka munguar një moment racizmi ndaj Huan, i cili e përjetoi mjaft keq. Në minutën e 61-të, Mauri godet fluturimthi një goditje të Ledezmës dhe shënon golin e fitores për Lacion.

Kjo e fundit e mbylli ndeshjen me 10 vetë pas kartonit të kuq të Skalonit, por që nuk ndryshoi rrjedhën e ndeshjes. Në takimet e tjera, spikat fitorja 2-1 e Napolit, në një ndeshje të mbushur me polemika. Kjo, pasi goli i Lavecit 4 minuta para fundit, ishte në pozicion jashtë loje. Udineze u ndal nga Atalanta në shtëpi, ndërsa Fiorentina mundi 2-0 Çezenën.

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›