Gurkuf nënshkruan për katër vjet me Bordonë
Bordo - Joan Gurkuf katër vitet e ardhshme do të jetë futbollist i skuadrës së Bordosë në kampionatin francez. Lajmi u bë i ditur ditën e djeshme nga vetë klubi francez, i cili këtë sezon e pati marrë futbollistin në formë huazimi nga Milani.
Gurkuf ka demonstruar një performancë të shkëlqyer, duke u shpallur absolutisht edhe lojtari më i mirë i Ligue 1. Ai ka dhënë një ndihmesë të madhe për Bordonë, e cila ndodhet pranë titullit kampion, kur i duhet vetëm një pikë në ndeshjen e fundit.
“Jam i lumtur që do ta vazhdoj aventurën time me Bordonë. Vendimi im për të nënshkruar me këtë skuadër është zhvilluar gjatë gjithë sezonit”, deklaroi mesfushori francez.