Lively feston ditëlindjen me DiCaprion

Nga Express më 31 gusht 2011 në ora 11:06
Aktorja Blake Lively ka ateruar në Australi vikendin që e lamë pas për ta vazhduar festimin e ditëlindjes së saj me të dashurin Leonardo DiCaprio.
Aktorja e filmit “Gossip Girl”, ka mbushur 24 vjet të enjten e kaluar por është bashkuar me aktorin e filmit “Down Under” për të festuar gjatë javës në Sydney. Ky i fundit është në Australi për të xhiruar filmin “The Great Gatsby”.
Çifti – të cilët janë në lidhje që nga muaji maj – janë kënaqur duke darkuar në një restorant ekskluziv në Aria, përderisa kanë shikuar brigjet e bukura të portit Sydney Harbor.