Lady GaGa paqe me ish te dashurin

Lady GaGa dhe ish i dashuri i saj producenti Rob Fusari ka vendosur te mos padisin me njeri-tjetrin.
Fusari hodhi ne gjyq kengetaren ne mars te ketij viti ku kerkonte 30.5 millione dollare me pretendimin se kishte ndihmuar ne rritjen artistike te GaGa-s perfshire ketu edhe ne gjetjen e emrit te saj skenik si dhe arritjen e disa kontratave te rendesishme.
Producenti i cili ka bere disa kenge si Paparazzi dhe Beautiful Dirty Rich per albumin The Fame ka deklaruar gjithashtu se ishte ai qe i ka mesuar kengetares te perdore dance beats ne vend te muzikes rok.
Perpara se te gjente suksesin cifti nenshkroi nje kontrate qe i jepte atij 20 te fitimeve te kengeve te saj por Fusari pretendon se ka marre vetem 611 mije dollare nje shume disa here me e vogel se fitimet e GaGa-s.