Lady Gaga anulon koncertin ne Indonezi, arsyeja shfaqjet vulgare
Lady Gaga anuloi nje koncert te planifikuar per daten 3 qershor ne kryeqytetin e Indonezise, Xhakarta, pasi policia nuk pranoi te merrte persiper sigurine e saj. Aktualisht, vendi aziatik eshte perfshire nga protesta te grupeve te ndryshme fetare dhe autoritetet nuk i dhane leje Gages te zhvillonte koncertin, pasi, sipas myslimaneve qe dominojne vendin, shfaqjet e saj jane teper vulgare. Fronti i Mbrojtjes se Islamit, nje grup radikal, kishte shkuar deri atje sa te kercenonte Gagen me bllokimin e zbritjes se saj nga avioni.
Indonezia eshte zyrtarisht nje shtet laik, por mbetet vendi me popullsine me te madhe myslimane ne bote. Me shume se 50 mije bileta ishin shitur per evenimentin. Kjo nuk eshte hera e pare qe kengetarja nuk mikpritet gjate turit te saj aziatik. Koncerti i saj ne Korene e Jugut ne prill u lejua vetem per te rritur, pas protestave te organizatave te krishtere.