E Diel, 1 Nëntor 2026

Rona Nishliu, zeri qe tronditi mediat dhe kritikat boterore Izaura Ndoj

Rona Nishliu arrin nje rekord pozitiv ne Eurovizion duke u renditur ne top 5. Kengetarja nga Kosova qe perfaqesoi Shqiperine ne Eurovizion, Rona Nishliu, regjistroi rezultatin me te mire ne historine e pjesemarrjeve shqiptare, pasi me kengen e saj "Suus" u rendit e pesta ne festivalin qe bashkon fituesit kombetare te cdo shteti evropian. Pas perfomances mbreselenese Rona, ka falenderuar te gjithe shqiptaret dhe te huajt qe e kane votuar, duke u shprehur se per te renditja nuk kishte shume rendesi para vleresimeve qe ajo ka marre per interpretimin e kenges "Suus". "Jam shume e lumtur! E rendesishme per mua ishte interpretimi dhe jo renditja" - pohoi Rona. Edhe pse votimi ishte kryekeput gjeopolitik, ku vendet ish-sovjetike votonin kryesisht rrotull njera tjetres, vendet nordike per njera-tjetren dhe vendet evropiano-perendimore ndanin mes tyre votat, Rona Nishliu arriti te renditej e pesta ne Eurosong.

"Daily Mail" kritika negative Rones

Pervec suksesit, Rona Nishliu, eshte gjendur dje edhe ne faqet e para online te gazetave me te rendesishme ne bote, ku britaniket e kane sulmuar duke qene njekohesisht ziliqare, e kane cilesuar si ulerime pa lidhje kengen e saj. Ndersa, kritikat me prestigjioze gjermane "Die Welt" apo "Spiegel" ka qene e dyzuar mes vleresimeve per zerin dhe kritikes per kengen dhe stilin. "Daily Mail" dhe tabloide te tjere kane sulmuar kengetaren shqiptare dhe performancen e saj ne Eurovizion duke e quajtur te frikshme, por ne fund kane pranuar qe ajo e ka mundur kengen e tyre qe perfundoi e 25 nga 26 kenge ne gare. Britaniket kane postuar mesazhe te degjuesve qe, sipas tyre, jane ankuar per dhimbje veshesh pas degjimit te "Suus". Krejt ndryshe kane reaguar gjermanet per kengen e Nishliut. "Nje ze dhe nje veshje e fuqishme", - shkruan "Spiegel". Revista prestigjioze nuk kursen kritiken per kengen qe, sipas saj, ishte shume trishte dhe shume e komplikuar derisa ngjallte ndjenja te dyfishta sa per nje pjese ishte e dhimbshme per veshet, ndersa per te tjere shume e bukur. Per te perditshmen "Die Weld", Rona Nishliu "ndau publikun ne mes me kengen e saj prej sirene 'Suus'. E tmerrshme, por sidoqofte edhe tmerresisht e bukur".

Berisha e Rama urojne Rona Nishliun per suksesin ne Eurovision

Kryeministri Berisha uroi kengetaren Rona Nishliu dhe ekipin shqiptar per suksesin e arritur ne Festivalin Europian te Kenges. Zyra per shtyp e Kryeministrise beri te ditur se shefi i qeverise "i telefonoi menjehere pas perfundimit te festivalit, kengetares Rona Nishliu dhe i percolli asaj urimet me te perzemerta per suksesin e shkelqyer, si dhe per perfaqesimin dhe interpretimin dinjitoz". Mesohet se Kryeministri i tha kengetares kosovare se ishte zeri absolut i Festivalit dhe se i kishte perfaqesuar shqiptaret ne menyren me te mrekullueshme. Edhe kryetari i Partise Socialiste percolli urimet e tij per suksesin e Shqiperise ne Eurovision, permes nje mesazhi te publikuar ne rrjetin social "Teitter". "Urime te perzemerta Rona Nishliut, Kosova ka zera te magjishem qe e kane pasuruar tejet edhe cdo spektakel kengesh ne Shqiperi", - shkruan Rama.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›