Shkeputje institucionale e Serbise ndaj Kosoves!
Bekim Bislimi
Politika e Serbise ndaj Kosoves, deri me tash nuk ka qene mjaft e qarte dhe transparente, por kjo situate pritet te ndryshoje pas ndryshimeve ne skenen politike ne Serbi, te cilat dolen nga zgjedhjet e fundit, ku ne krye te shtetit tashme ka ardhur Tomisllav Nikolliq, vleresojne politikanet serbe te Kosoves. Marko Jakshiq, politikan serb nga veriu i Kosoves, vlereson se, duke u bazuar ne deklaratat e fundit te kryetarit te ri serb, Nikolliq, si dhe paralajmerimeve qe vijne nga Beogradi, ndaj Kosoves do te udhehiqet nje koncept tjeter nga ai i deritashmi, kur ne krye te shtetit ishte Boris Tadiq. Sipas tij, procesi i bisedimeve te Serbise, qofte me Kosoven, qofte me Brukselin, do te jete me transparent dhe se qytetaret ne Serbi do ta dine se cfare po ndodhe dhe per cfare po bisedohet. Megjithate, sic thote Jakshiq, politika ndaj Kosoves do te jete me e forte se sa deri tani. "Ajo qe dime eshte se kryetari i ri i Serbise, por edhe opinioni ne Serbi do te kerkojne nga Bashkimi Evropian qe ta beje me dije se a po e kushtezojne me Kosoven hyrjen e Serbise ne Bashkimin Evropian ose jo. Thjesht, nga kjo do te ndertohet politika e re ne Serbi", thote Jakshiq.
Por, politikania serbe nga Gracanica, Rada Trajkoviq, deputete ne Kuvendin e Kosoves nga radhet e Listes se Perbashket Serbe, vlereson se kryetari i ri serb, Tomisllav Nikolliq, ka ofruar opsion te ngjashem me ate qe ka ofruar ish-kryetari Boris Tadiq - rrugetimin drejt integrimit ne Bashkimin Bvropian. Ajo thote se nuk dyshon se Nikolliqi do ta ndryshoje kursin. "Ajo, per te cilen jam gezuar une dhe te gjithe, eshte se me Nikolliqin vjen edhe pershpejtimi i levizjes drejt Bashkimit Evropian, duke pasur parasysh se kemi pasur edhe partine e Nikolliqit, por edhe partine e Tadiqit, te cilat e kane ofruar opsionin e Bashkimit Evropian si e ardhme. Ky, ne fakt, eshte nje konsensus i plote. Afer 70 per qind e banoreve te Serbise ka vendosur per kete projekt dhe te gjithe ne kemi pritur dhe presim qe gjerat te sqarohen dhe se do te jete nje orientim krejtesisht i qarte i Serbise ne kete drejtim", shprehet Trajkoviq.
***
Kohe me pare autoritetet serbe kane theksuar se nuk do te heqin dore nga politika "Edhe Evropa, edhe Kosova", si dhe institucionet paralele serbe ne Kosove, te cilat jane kundershtuar nga zyrtare te vendeve te fuqishme evropiane. Jakshiq shpreh mendimin se qasja e kryetari te ri serb, Nikolliq, dhe qeverise se re serbe ndaj Kosoves do te ndryshoje vetem ne kuptimin se ajo do te jete me e forte. "Ne cfaredo rasti, une mendoj se politika ndaj Kosoves do te jete shume me e forte dhe me kombetare se sa ajo qe ka qene gjate kater viteve te kaluara. Serbia do te gjendet para dilemes se a do te vendose per Kosoven apo per Bashkimin Evropian". "Menyra se si jane zhvilluar bisedimet deri me tash, thjesht sjellin deri te fakti se leshimet e metutjeshme te Serbise ndaj Kosoves rezultojne me krijimin e Kosoves se pavarur dhe Serbia duhet te vendose se a deshiron te shkoje ne Bashkimin Evropian, apo te heqe dore nga territori", thekson Jakshiq.
Por, Trajkoviq vlereson se autoritetet serbe, ne nje menyre e kane pranuar shkeputjen institucionale te Serbise nga Kosova. "Une mendoj se te gjithe lideret nga Beogradi, duke pranuar qe te dalin ne zgjedhje, te cilat ne Kosove i ka percjelle OSBE-ja, duke pranuar ose jo publikisht, ne nje menyre e kane pranuar shkeputjen institucionale me hapesiren e Kosoves. Ketu eshte gjithashtu edhe Nikolliqi, i cili e ka pranuar jolegjitimitetin e zgjedhjeve (lokale) ne Zubin Potok dhe Zvecan", vlereson Trajkoviq. Ajo shton se nuk pret qe kryetari i ri serb, Nikolliq, ta ndryshoje shume qasjen ndaj Kosoves, te cilen me pare e ka pasur Boris Tadiqi dhe se deklaratat, sic i quan ajo, te forta, me teper kane qene retorike parazgjedhore. Sipas Rda Trajkoviqit, Nikolliqi me shume do t'i kushtoje rendesi ceshtjes se sa jane te gatshem shqiptaret dhe lideret e tyre institucionale dhe joinstitucionale, qe t'i pranojne serbet te jetojne ne hapesiren e Kosoves dhe te perfitoje garanci per ta.
Radio Evropa e Lire