Ja se çfarë po e lidh Rita Orën me Snoop Dogg

Është shkruar shumë ditëve të fundit në lidhje me qëndrimin e këngëtares Rita Ora në Tajlandë e për më shumë për faktin që ajo gjatë gjithë kohës ka qenë e shoqëruar nga Snoop Dogg i shndërruar në Snoop Lion.
Ajo me të mbërritur atje përmes një fotografie ka paralajmëruar se gjëra të mira bashkë me Snoop janë duke ardhur. Tashmë është mësuar se Rita në Tajlandë është për xhirimet e klipit të saj të ri, të këngës “Torn Apart”, që është bashkëpunim me reperin e famshëm.
Kënga e re, besohet se do të jetë pjesë e albumit të saj të ardhshëm. Bukuroshja po shfrytëzon shumë mirë këto ditë pune në Tajlandë edhe për të bërë foto të bukura për vete të cilat po i ndanë me përkrahësit e saj në rrjete sociale.
Snoop njihet për bashkëpunimet e tij të shumta me emrat më të mëdhenj të muzikës botërore si Katy Perry, Dr Dre, Pussycat Dolls, Akon, Bruno Mars etj. /Indeksonline/