E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shkodër, gjuetari vetëvritet aksidentalisht me çifte

SHKODER - Një 50-vjeçar, banues në Zus të komunës Rrethina, në Shkodër, humbi jetën sot aksidentalisht, gjatë kohës që kishte dalë për gjueti.

Burime zyrtare nga policia e Shkodrës, bëjnë të ditur se viktima, Refik Mehja, kishte dalë për gjueti në orët e para të mëngjesit të sotëm në kodrat e Zusit, i shoqëruar me disa miq të tij, por nga pakujdesia e përdorimit të armës së tij të gjahut është vetëplagosur.

Megjithë transportimin e menjëhershëm në spital, Mehja ka ndërruar jetë, si rezultat i plagëve të rënda.

Ekspertët e policisë dhe të Prokurorisë së Shkodrës mbërritën menjëherë në vendngjarje dhe nisën hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave.

(er.nu/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›