E Shtunë, 31 Tetor 2026

Lady Gaga lëndohet, anulon koncertet

Lady Gaga është detyruar të anuloj koncertet e saj të turneut “Born this way” si pasojë e problemeve shëndetësore. 

Këngëtarja pati lënduar gjurin e saj të majtë disa javë më parë por nuk ka menduar se mund të jetë kaq problematik por tani ka kuptuar se ka nevojë për kohë për tu shëruar.

“Nuk do të doja të zhgënjeja fansat e mi të mrekullueshëm. Sidoqoftë prej performancës së fundit unë nuk kam mundur të ec dhe ende nuk mundem. Po shpresoj se do të përmirësohem sa më shpejt që të mundem. E urrej këtë gjë. Ju dua dhe më vjen keq”, shkroi ajo në Twitter.

Besohet se Gaga do t’i nënshtrohet një ndërhyrje kirurgjikale./Indeksonline/ 

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›