E Shtunë, 31 Tetor 2026

Me kë e kaloi Dafina Shën Valentinin?

Dita e të dashuruarve, disa nga vipat tanë i ka gjetur beqare të paktën, sipas tyre.

Beqare është edhe Dafina Zeqiri por, duket se dita e të dashuruarvei ka sjellë asaj surpriza ndonëse nuk dihet nga kush.
Këngëtarja, ka publikuar disa fotografi në rrjetet sociale duke nxitur spekulime se mund të ketë kaluar një natë romantike me ndonjë person anonim.

Ajo ka publikuar një fotografi me disa dhurata, lule dhe çokollata ndërkaq po në të njëjtën fotografi, pak metra më larg shihet edhe një shtrat.

Paraprakisht, Daffy ka publikuar edhe një fotografi saj me mbishkrimin “Darkë për Valentin”.

Kohëve të fundit, këngëtarja ka qenë tejet e përfolur për lidhjet e saja të shpeshta . Së fundmi, ajo kishte qenë e lidhur me Ledrin Vulën, dashuri kjo që nuk zgjati edhe shumë./Indeksonline/
 

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›