Lady Gaga nuk ka aspak vlerë për Jack White

Jack White tha se Lady Gaga është krejtësisht artificial.
Ish frontmeni i “White Stripes” ka fyer yjet e sotëm për munges kulture. Jack është ndalë në mënyrë të veçantë tek Lady
Gaga, duke thënë se ajo nuk e ka as për vete të qartë vizionin e saj.
“Nuk ma merr menja që ajo e jetonë famën, pasi që ajo është krejt artificiale. Ajo është një imazh pa asnjë kuptim. Nuk mund t’i vendosësh dhëmbët në të. Eshtë thjesht një tingull muzikorë, por kjo është ajo çfarë njerëzit e kësaj kohe kërkojnë”.
Jack tha se i duket qesharake edhe mënyra se si ata jetojnë jetën e tyre në Twitter. Ai beson se vetëm yjet qesharak, duhet të përshkruajnë çdo lëvizje të tyre.
“Twitter është shembulli më i mirë i jetesës modern. Mendoj se të vetmit persona të cilët duhet ta përdorin Twitter-in, janë comedianët. Pse duhet t’ju interesoj kur dikush po lanë enët?”.
Ai tha gjithashtu se shumë personazhe të famshëm dalin krejtësisht budallenj duke u munduar të tregohen të thjesht në sy të audiencës. ./Indeksonline/