E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rihanna do largohet nga muzika, dëshiron të bëhet nënë

Rihanna raportohet se ka kërkuar nga studio e saj të marrë disa ditë pushim pasi që është duke dashur të lind një fëmijë me të dashurin e saj Chris Brown. Duket se çifti kanë stabilizuar lidhjen e tyre pasi që 24 vjeçarja është duke planifikuar të krijoj familje me këngëtarin kontravers.

“Ajo kërkoi nga kompania e saj t’i tregojnë se kur do të ishte koha më e mirë për të marrë pushimin, pasi që dëshiron të bëhet nënë”, tha një burim për një magazinë britanike.

Babai i Rihanna-s, Ronald Fenty publikisht ka mbështetur vendimin e vajzës së tij për tu rikthyer me Chris-in, por nëna e saj, Monica Braithwaite nuk duket edhe aq e sigurt.  Ajo besohet se është munduar ta bind Rihanna-n të largohet nga kjo lidhje.

“Ajo e ka qortuar Rihanna-n, e ka pyetur se çfarë është duke bërë me jetën e saj”, shpjegon burimi./Indeksonline/ 

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›