E Shtunë, 31 Tetor 2026

Lady Gaga sjell Vitin e Ri në “Times Square”

NEW YORK- Këngëtarja e famshme, Lady Gaga natën e ndërrimit të viteve ka qenë në sheshin “Times Square” në New York, ku mbi 1 milion njerëz ishin mbledhur për të pritur 2012-ën.

Këngëtarja shtypi butonin e topit me një diametër prej tre metra e gysmë, që simbolizonte hyrjen në vitin 2012-të. Ajo filloi performancën e saj me këngën “Lover Heavy Metal”, duke vazhduar pastaj me hite si “Marry the Night’, “Born This Way” e të tjera.

Turma në “Times Square’ kishte mundësinë të priste Vitin e Ri në një mot jashtëzakonisht të ngrohtë dhe me interpretimet e Lady Gagas dhe yllit të adoleshentëve, Justin Bieber.
(ma.ar/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›