Lady Gaga, tani edhe kanibale
Nuk kanë të sosur bëmat e këngëtares Ledi Gaga ku së fundmi ajo shfaqet edhe në versionin e një kanibaleje. Ajo po përgatitet për mënyrën sesi do të shfaqet në turin e saj të quajtur” The Monster Ball Tour starring Lady GaGa”, ku është përgatitur një video shkuese në të cilën viktima e saj është një balërinë dhe këngëtarja shfaqet me zemrën e saj në dorë duke e shqyer Këto pamje shokuese do të shfaqen në koncertet e saj në Itali më nëntor dhe në dhjetor të 2010- ës. Por Ledi Gaga po përgatitet dhe për albumin e saj të fundit i cili do të dal në tregun muzikor në vitin 2011, nderkohë më 3 Gusht del albumi i saj i quajtur “The Fame Remix” ku nuk do të mungojnë hitet e saj më të bukura “Bad dhe Romance”“Alejandro”.
Christina Applegate, shtatzënësia e zbukuron
Christina Applegate, ish-ylli i serialit humoristik “Ujërat e martesës” e tregoi barkun e saj të fryrë nga shtatzënia. Në premierën e vazhdimit të filmit “Cats and Dogs” ajo u paraqit në tepihun e kuq pa të fejuarin, Martyn Lenoble dhe i magjepsi të pranishmit me bukurinë. Aktorja 48-vjeçare në dy vitet e fundit ka kaluar nëpër ferr të vërtetë kur e kuptoi se vuan nga kanceri i gjirit. Aktorja e bukur arriti ta fitojë luftën me këtë sëmundje, e cila në jetën e saj e la një shenjë të madhe. Përvoja e saj jetësore nëpër të cilën kaloi e nxiti që t’ju ndihmojë femrave të cilat janë të prekura nga sëmundja e kancerit, dhe kështu e themeloi organizatën humanitare e cila i kontrollon femrat e pa pagesë. Fëmija i shumëpritur për të më në fund është në rrugë, ndërsa lumturia e saj nuk ka fund, që vërehet shumë lehtë. S’ka person i cili nuk e ka përmendur që aktorja simpatike duket më mirë se kurrë dhe se energjia e saj pozitive mund të vërehet shumë lehtë.
Premiera e filmit“The Tempest”,në Venecia
Festivali i Filmit në Venecia këtë vit do të mbyllet me filmin e regjisorit Julie Taymors, “The Tempest”, një adaptim i veprës së Shakespeare. Filmi i regjisorit amerikan do të jepet premierë në këtë festival përkatësisht më datën 11 shtator. Festivali i Venecias, i cili fillon më 1 shtator, parashihet të sjellë mbi 100 filma nga e gjithë bota. Disa prej regjisorëve të famshëm të cilët do të zbarkojnë në këtë festival janë Marco Mueller, i cili do të prezantohet me filmin “Monday”, një triler i bazuar në legjendën urbane të Gjermanisë. Një tjetër film që do të prezantohet në këtë festival është edhe ai regjisores Hele Mirren, i cili ka fituar një Oscar. Ndërsa sipas organizatorëve të festivalit, këtë vit Venecia do të mbledhë edhe shumë aktorë të tjerë si Jessica Lang, Anthony Hopinks dhe shumë të tjerë. Ndërsa filmat mysafirë të festivalit do të jenë “Titus” dhe “Frida”.
Paul McCartney, koncert në White House
Ndoshta Paul McCartney duhet të bëhet banor i Shtëpisë së Bardhë. Kjo pasi ai për të tretën herë gjatë tre muajve do të këndojë në një mini - koncert në Shtëpinë e Bardhë të Amerikës. Ndërkohë që dy herëve të tjera ai kishte kënduar “me arsye”, këtë herë është ftuar që të këndojë vetëm për qejfin e familjes presidenciale. Këngët që do t’i këndojë ai kanë të bëjnë me hitet e ndryshme të Stevie Wonder, Elvis Costello, Johan Brothers dhe “Beatles”. Ndërkohë që mediat në Amerikë kanë filluar të hedhin kritika të shumta ndaj Shtëpisë së Bardhë përkatësisht presidentit Obama, ndaj të cilit kanë kërkuar sqarime se përse vetëm McCartney zgjidhet si përformues në mini - koncertet e presidencës dhe familjes presidenciale. Vetë këngëtari ka thënë se ndjen kënaqësi sa herë performon para familjes Obama. “Nuk mund ta fsheh kënaqësinë. Ata janë dëgjues të mirë të muzikës sime dhe kënaqen më të. Pse unë mos të këndoj”, ka thënë McCartney, i cili nuk ka treguar për shumën e parave që e merr nga këto koncerte.
Sara Karbonero bëhet korrespondente e Mediaset
Një lajmërim "bombë" është bërë dje nga kanali dixhital i Mediaseit, Premium Calcio. Gjatë një konference shtypi për prezantimin e sezonit të ri, drejtori Ettore Rognoni ka bërë të ditur se Sara Karbonero, e fejuara seksi e Iker Kasijas, do të jetë korrespondente e Mediaset në Spanjë. E bërë e famshme për puthjen që portieri spanjoll i dha live në televizion pas finales së Botërorit, Sara do të japë të rejat më të fundit nga futbolli spanjoll, nga Reali i Madridit apo Barcelona.
Regjisori Oliver Stone akuzohet për anti semitizëm
Regjisori Oliver Stone është akuzuar nga një organizatë hebreje se ka qëndrime anti semite. Akuzat erdhën pas deklaratës së regjisorit se “dominimi hebrej në media” ka shkaktuar masakrimin e Hitlerit. Stone i bëri komentet gjatë një interviste për “Sunday Times” të Londrës. Abraham Foksman nga “Anti-Defamation Ligue” tha se komentet e Stone përmbanin disa nga stereotipet dhe koncpetet konspirative për të zhbërë fuqinë dhe ndikimin e hebrejeve. Stone, pas reagimeve ka kërkuar ndjesë duke theksuar se “padyshim që hebrejtë nuk kontrollojnë mediat apo ndonjë industri tjetër”.
10 trupat më të bukur 2010
Këta janë dhjetë trupat më të bukur të femrave më të njohura të botës së spektaklit, hollivudit për vitin 2010. Brooklyn Decker modele amerikane, Jessica Alba aktore amerikane, Ashley Greene aktore dhe modele amerikane, Vanessa Hudgens aktore dhe kengetare amerikane, Jessica Biel aktore dhe modele amerikane, Carrie Underwood këngëtare, Katy Perry këngëtare, Lauren Conrad këngëtare stiliste amerikane, Jennifer Aniston aktore amerikane, Kim Kardashian personazh televiziv aktore modele. Klasifikimi është bërë nga revista amerikane “Women's Health Magazine's”.
Nuk mund t’i durojë kritikat
Aktorja e njohur, Jessica Biel nuk e pëlqen kur njerëzit e panjohur i tregojnë se çka duhet të bëjë. Jessica Biel (28-vjeçare) zbuloi se e urren të dëgjojë kritika negative në llogari të punës së saj. Ajo ndihet krenare që shumë revista të njohura e kanë futur në listën e femrave më të bukura në botë. Aktorja Biel tha se nuk ekziston recetë për pamjen e mirë, dhe shtoi se për linjën që e posedon ushtron shumë, shpesh është në dietë dhe i numëron kaloritë. Nuk dëshiron që të jetë e trashë dhe e shëmtuar dhe ha vetëm që të mund të qëndrojnë në këmbë.
Ingrid Gjoni heq dorë nga flokët e shkurtër
Ajo asnjëherë nuk shfaqet njësoj. Pas prezantimit të këngës së fundit “Më fal”, në të cilën shfaqej me flokë të shkurtër, Ingrid Gjoni, ja ku vjen me imazhin e ri. Përsëri flokë të gjatë. “Janë më komodë në skenë”, - tregon këngëtarja, që gjatë kësaj kohe ka edhe performancat më të shumta, kjo për shkak të sezonit veror dhe koncerteve të shumta në të cilat merr pjesë. Në këtë foto ajo duket duke kërcyer në ditëlindjen e Afërditës, ku ka preferuar të vijë e vetme pa të dashurin e saj, Gentin. Edhe pse në disa gazeta është spekuluar se këngëtarja është vetëm, kjo nuk është aspak e vërtetë, pasi Gjoni po shijon marrëdhënien e saj të dashurisë, të nisur mbi dy vjet më parë.
Miranda Kerr shumë e lumtur
Nëna e manekines së bukur, Miranda Kerr, ka zbuluar se vajza e saj është e lumtur si kurrë më parë që kur ka legjitimuar lidhjen me aktoren Orlando Bloom. Manekinia australiane dhe Bloom kishin paralajmëruar martesën në fillim të vitit, ndërsa ceremonia është zhvilluar në fshehtësi pas lidhjes disavjeçare. “Gjithë çka kemi dëshiruar ndonjëherë ishte të shohim fëmijët tanë të shëndetshëm e të lumtur, ndërsa Mirandan kurrë nuk e kemi më të shëndetshme e më të lumtur se sa është tani. Orlando ishte zotëri i vërtetë, prandaj ndoqi traditën dhe kërkoi dorën e Mirandas. Ne nuk hezituam, ata janë vërtetë çifti i mrekullueshëm, janë shumë të dashuruar dhe i japin më të mirën njëri tjetrit”, ka zbuluar nëna e Mirandas.
28 Korrik 2010