E Shtunë, 31 Tetor 2026

Lady Gaga zbarkon ne Farmville

Lady GaGa hidhet edhe në fushën e lojrave dhe bën aleancë me Farmville, loja e famshme e krijuar nga “Zynga” në FB.

Nga 17 maji mbërrin GagaVille, një fermë ku lojtarët mund të fitojnë dëgjimin e këngëve ende të papublikuara nga “Born this way”, disku i ri që do të dalë më 23 maj.

Gjithashtu në këtë lojë mund të fitohen bileta për koncerte dhe kopje CD-sh me autograf.

Edhe njëherë Gaga tregohet mjeshtre e marketingut, por edhe pioniere e një tipologjie te re të social gaming (lojrave të rrjeteve sociale).

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›