Nis festivali 11-ditor i Filmit ne Kane film i vecante per Lady Dianen
“Vrasje e paligjshme” është titulli i filmit që do të shfaqet në festivalin e Kanës e që ka si subjekt jetën dhe vdekjen e princeshës së Uellsit, Lady Diana.
Një fotografi e Princeshës Diana pas vdekjes, e cila nuk është parë asnjëherë më parë, do të shfaqet në filmin dokumentar lidhur me aksidentin fatal që i mori jetën.
Në film, do të përdoren pamje të Mercedesit në të cilin udhëtonte Diana dhe që u përplas në Paris në vitin 1997.
Regjisori i filmit, Keith Allen, babai i këngëtares Lilly Allen, e ka bazuar dokumentarin e tij prej 90 minuta në atë që ai e quan konspiracion të Britanisë së Madhe, refuzimin për të dhënë detaje lidhur me vdekjen e Dianës.
Mësohet se drejt Francës do të udhëtojë edhe babai i Dodi Al-Fayed, personit me të cilin Diana shoqërohej edhe gjatë natës kur të dy së bashku humbën jetën.
Festivali i 64-të i filmit në Kanë do të nisë gjatë të mërkurës në rivierën franceze.
Ketë vit, festivali hapet me filmin e regjisorit amerikan, Vudi Allen, “Midnight in Paris”, në të cilin, Karla Bruni, zonja e parë e Francës, luan një rol të vogël.
Festivali 11-ditor i filmit në Kanë, është më i madhi në tërë botën.
Këtë vit do të garojnë 20 filma për çmimin kryesor, e Palma e Artë, i jepet filmit që konsiderohet më i miri i garës.