Poeti Frederik Turner do të promovojë librin e tij të ri në Tiranë
TIRANË- Poeti amerikan Frederick Turner, kandidat për Çmim Nobel, do të mbërrijë në Tiranë në 14 maj për të promovuar librin e tij më të ri të botuar për herë të parë në shqip “Vendi i pazbuluar, sonatat e një shtegtari”.
E veçanta e këtij libri është se me dëshirën e poetit ai do të botohet për herë të parë në gjuhën shqipe, si një gjest domethënes i respektit të poetit amerikan për shqiptarët dhe pastaj vëllimi do të publikohet në anglisht.
“Vendi i pazbuluar, sonatat e një shtegtari” nuk është thjeshtë një koleksion sonatash krijuar, në origjinal, në formën më të prerë tradicionale nga një poet bashkëkohor Anglo-Amerikan, por një dhuratë e çmuar që vjen tek lexuesi shqiptar nga Frederick Turner.
Mbi 40 institucione letrare nga e gjithë bota e kanë konfirmuar vlerësimin e tyre ndaj këtij poeti duke e propozuar atë për Çmimin Nobel në letërsi, ndërkohë që disa prej institucioneve letrare më prestigjioze të botës i kanë akorduar atij çmimet e tyre më të larta letrare si, atë Levinson Prize dhe Milán Füst Prize.
Në të njëjtën kohë do të bëhet edhe prezantimi i librit “Kënduar Majëkrahut: Poezi heroike Iliriane” që sapo ka dalë nga shtypi në Amerikë ku përfshihen një numër i konsiderueshëm këngësh të përkthyera nga shqipja në anglisht nga bashkautorët e librit Gjekë Marinaj dhe Frederick Turner.
Promovimi i librit do të bëhet nga shtëpia botuese “Nacinal”, ditën e shtunë, ora 11:00, në Hotel “Tirana International”.
(e.m/ata/BalkanWeb)