“MËSO PREJ TMERRIT!”
11/05/2011 Prof. dr. Liman Varoshi në një vështrim historik, analitik dhe përshkrues
“LUFTA E FTOHT˔ NË EVROPËN E LINDJES
“Lufta e Ftohtë” është pa dyshim sintagma më e shkurtër për të karakterizuar historinë politike të njerëzimit në gjysmën e dytë të shekullit të 20-të.
Në përfundim të Luftës së Parë Botërore, rezultati më i rëndësishëm që u arrit qe shembja e shteteve perandorake. Tri perandori shumëshekullore: perandoria e shenjtë romake, siç e quante veten Perandoria Austrohungareze; Perandoria cariste Ruse dhe Perandoria Otomane e turqve selxhukë, u shembën me rropamë.
U duk se globi po ndahej përgjithnjë nga një histori fuqish të mëdha e të vogla, shtetesh e supershtetesh, perandorish e kolonish. Por paqja e Versajës dështoi shumë shpejt, rendi botëror i vendosur në mbarim të luftës nuk u qëndroi dot provave.
Sipas shprehjes së ish-presidentit amerikan G. Bush (Senior), antifashizmi qe vlera më e madhe morale që krijuan popujt në shekullin e 20-të. Fitorja antifashiste ishte shprehje e triumfit të vlerave njerëzore. Në entuziazmin e viteve të para të pasfitores, një iluzion i ri pushtoi globin: për një botë pa luftëra, për një botë të lirë dhe demokratike. Por ky iluzion u provua shumë shpejt se ishte i gënjeshtërt.
Dy krahët e së njëjtës aleancë, që kishin luftuar e sakrifikuar bashkërisht për të mposhtur furinë nazifashiste, shumë shpejt u gjendën përballë njëritjetrit si dy kundërshtarë.
Nisi ajo që njihet si lufta e sistemeve politike. Mure të reja u ngritën në botën e re, që sapo kishte dalë nga një mundim titanik. Perëndimin liberal dhe Lindjen totalitare u duk qartë se i kishte bashkuar në një aleancë vetëm kërcënimi nazifashist.
Sapo ky kërcënim u mposht, sapo lufta me armë mbaroi, sapo rendi i ri botëror u rikonfirmua, sapo u pranuan ekuacionet e reja gjeopolitike: ndarja e zonave të influencës, zëvendësimi i kolonializmit tradicional me hapësirat e kontrollit, një luftë e re rrethoi botën: “Lufta e Ftohtë”.
“Hate speech”, fjala e urrejtjes, u bë ushqimi kryesor i “Luftës së Ftohtë”. Por frymëzimi i fjalës së urrejtjes në Lindjen totalitare dhe ideokratike ishte miti i idesë, stalinizmi, kontrolli mbi ndërgjegjen njerëzore, mbi jetën shpirtërore të qytetarëve; kurse Perëndimi liberal ofroi sfidën e konkurrencës dhe të epërsisë së efektshmërisë së sistemit të ekonomisë dhe ideve.
Muret nuk mbetën vetëm një figurë, një përfytyrim për ndarjen e botës në palë kundërshtare. Pikërisht kur mendohej se fortifikimi dhe superfortifikimi i Francës me vijën Magino në prag të Luftës së Dytë Botërore ishte kthyer në një anakronizëm, një mur i ri fortifikues ndau Berlinin përgjysmë, telat me gjemba dhe piramidat u bënë shenjat kryesore të shtetësisë, bunkerët dhe klonet në kufi u kthyen në kryeshenja të shoqërisë së vigjilencës.
Një gjysmë shekulli njerëzimi jetoi nën alarm: alarmi i luftës bërthamore, alarmi i luftës së yjeve, alarmi i sulmeve të një traktati ndaj tjetrit, alarmi i luftërave ndërkufitare, alarmi i pushtimeve në emër të doktrinave politike, si sovraniteti i kufizuar. Kurrë ndonjëherë njerëzimi nuk kishte prodhuar kaq shumë agjentë e agjentura. Kurrë më parë tensionet nuk kishin qëndruar kaq gjatë dhe të pushtetshme.
“Lufta e Ftohtë” më së shumti viktimizoi popujt që jetonin nën totalitarizëm. Në vështrimin perëndimor, Bashkimi Sovjetik u kthye në “perandori të së keqes”. Sikurse kishte parashikuar G. Orwell, “vëllai i madh” kërcënonte brenda më shumë se jashtë.
Edhe kur sezone të shkurtra detante, shtendosjeje, freskonin botën si një shpresë e vagullt, shoqëria e vigjilencës brendapërbrenda mbetej e njëjta. Pranvera e Pragës, një çast kalimtar liberalizimi në Shqipëri - vendin më të mbyllur në botë, ku dhe zogjtë duhej të merrnin leje për të hyrë - zgjati aq pak sa dhe shpresat nuk lindën tamam. Shtetet totalitare të Lindjes shpenzonin shuma të paimagjinueshme për të mbikëqyrur mendimet dhe ndërgjegjet e njerëzve. Gjysma e gjermanëve, përmes Stassit, kontrollonin e raportonin për gjysmën tjetër. Udhëheqja politike në Shqipëri mburrej se dinte edhe sa lugë e pirunë kishte çdo familje në shtëpi.
Megjithëse prej shumë vitesh pranë Akademisë së Shkencave të Marshal Center të NATO-s në Garmish një projekt ndërkombëtar i hartimit të një historie të “Luftës së Ftohtë” është ngritur dhe bashkëpunon me kryeqendra të dijes në gjithë botën, duke përfshirë “G. Washington University” dhe Departamentin Amerikan të Shtetit (“Cold War International Project History”); megjithëse vendet e dala prej ish-Lindjes bolshevike kanë pranuar rezolutat evropiane për hapjen e arkivave të fshehta dhe dekomunistizimin e shoqërisë; një histori e tmerreve të gjysmë shekulli urrejtjeje dhe lufte nervash nuk është shkruar.
Ca më pak në Shqipëri, ku janë ndoshta me dhjetëra historianët e rinj që vijnë dhe shfrytëzojnë burimet e vendit për të plotësuar pamjen e përgjithshme të kësaj historie (John Gaddis, Frank Kofsky, Tom Nichols, Eduard Mark, Ferald A. Combs, Warren F. Kimball, Donald Struckmann, Robert English, Anders Stephanson, Leopoldo Nuti, Joachim Wintze, Ch. Ostermann, N. Naimark, V. Mastny, L. Gibianski, P. Premek etj.), por në rrjetin akademik-universitar nuk ekzistojnë projekte të vërteta shkencore dhe nuk po krijohen breza të rinj studiuesish. Madje historia e “Luftës së Ftohtë” nuk përbën një disiplinë më vete, por trajtohet në kuadër të historisë bashkëkohore.
Shqipëria ka specifikën e vet në historinë e “Luftës së Ftohtë”. Vendi më i bunkerizuar i Ballkaneve dhe ndoshta edhe më gjerë; vendi që kishte ndaluar me ligj besimet dhe të gjitha ideologjitë jozyrtare; vendi që jetoi nën kompleksin e një komploti të përgjithshëm global kundër sistemit të saj politik, edhe sot ska një bazë të dhënash dhe një bibliografi të qëndrueshme për “Luftën e Ftohtë” dhe pasojat e saj deformuese në jetën shpirtërore të popullit.
Ky libër është një vështrim historik, analitik dhe përshkrues për “Luftën e Ftohtë” në Lindjen komuniste. Qëllimi i tij është i njëjti me atë të tragjedive antike greke: “Mëso prej tmerrit!”. Qëllimi i tij është, gjithashtu, tu përgjigjet pyetjeve të shumta të historiografisë së sotme, por edhe të miqve të historisë, njerëz vullnetmirë që duan të njohin saktë të shkuarën.
BALLKANET
MES TRI PERANDORIVE
Historia e popujve të Evropës Juglindore, njohur më herët si rajon i Ballkaneve, është mjaft e ndërlikuar. Gjatë dy mijë vjetëve popujt e këtij rajoni kanë jetuar "supi i njërit nën sqetull të tjetrit", herë në kuadër të të njëjtave perandori, herë duke shtyrë e rrezikuar njëri-tjetrin.
Ndërlikimet më të mëdha historia e popujve të këtij rajoni, që shpesh është cilësuar si më i vonuari i Evropës ("Ballkanet do të ulen në tryezën e kontinentit mëmë një ditë më pas"); kanë ndodhur kur ka dalë problemi i vendosjes së kufijve të brendshëm. Edhe pse, sikurse thuhet shpesh me difidencë, ballkanasit prodhojnë më shumë histori sesa mund të konsumojnë, në të vërtetë shumica e konflikteve të brendshme të rajonit ka marrë shkas nga akte të mirënjohura të Fuqive të Mëdha evropiane, akte të mirënjohura qoftë për mirë a për keq, të cilat kanë rregulluar përkohësisht paqet e paqëndrueshme midis tri perandorive më të mëdha të kohëve të reja: Perandorisë së Shenjtë Romake (Austrohungareze), Perandorisë Ruse dhe asaj Osmane.
Historia e Ballkaneve, duke përfshirë dhe historinë e popullit shqiptar, është e shkruar në traktatet, protokollet, marrëveshjet, kongreset dhe konferencat evropiane, ku interesi i fundmë për tu vlerësuar ka qenë ai i vetë popujve dhe popullatave lokale.
Bashkë me lindjen e ideologjive kombëtare dhe të vullneteve pavarësiste, lindi dhe sherrnaja ballkanike, e cila sot e kësaj dite është shkas ironie në sallonet evropiane. Gjatë gjithë shekullit të romantizmit ballkanik, megjithëse harta e Ballkaneve u disenjua në disa kryeqytete evropiane dhe kufijtë u vizatuan në shërbim të fuqizimit të njërit dhe dobësimit të tjetrit, por jo të ballkanasve vetë; kurrë nuk u shqiptua parimi i madh i lirisë dhe i rregullimit natyror të jetës së popujve, parimi i vetëvendosjes, deri në Konferencën e Paqes të Versajës, ku përfundimisht u bë e qartë se Fuqitë e Mëdha evropiane nuk ishin të denja më për të ruajtur rendin dhe paqen rajonale dhe doli nevoja e pranisë politike dhe gjeopolitike të kontinentit të ri, Botës së Re, Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Vetëvendosja qe një prej zbulimeve diplomatike dhe politike të shekullit të 20-të dhe Ballkanet e kaluan këtë shekull në përpjekje për ta merituar vetëvendosjen.
Historia e popujve të Ballkanit është e mbushur me luftë dhe konflikte. Kjo ka arsye objektive, por më shumë është e lidhur me militarizimin ideologjik tradicional të shkencave kombëtare të tyre. Është fakt se historianët ballkanas nuk janë mësuar jo ta pohojnë njëri-tjetrin, por as ta dëgjojnë njëri-tjetrin, dhe kjo ka pasur pasojat e veta edhe në mendësinë e edukimit arsimor shtetëror. Perspektiva e përbashkët evropiane, e cila është ndërtuar mbi parimin e nëndhesimit të kufijve, të shoqërisë pa kufij, dogana, para lokale dhe regjim vizash, na bën të mendojmë e të vlerësojmë më objektivisht jo vetëm luftërat, por dhe paqet dhe kuvendet ballkanike; jo vetëm antagonizmat, por edhe protagonizmat e tyre historike; jo vetëm grindjet ndërkufitare, por edhe ujditë e rëndësishme historike për të përballuar të njëjtin rrezik, qysh nga Beteja e Fushë Kosovës (1389), deri në kohët e sotme.
Në këtë studim bëhet një përpjekje që historia e Ballkanit të vështrohet si një e tërë dhe e ndërkushtëzuar. Dhe në fakt, nuk ka ngjarje që të ketë ndodhur në historinë e një populli ballkanas që të mos ketë pasur ndikimin e vet, për të mirë apo për të keq, tek fati i tjetrit. Një histori puritane kombëtare shqiptare, greke apo serbe, bullgare apo turke, të paktën për dy shekujt e fundmë, por sigurisht dhe për më herët, nuk ekziston dhe nuk mund të shkruhet.
Baza faktologjike e këtij studimi përbëhet prej burimesh perëndimore, kryesisht të kryeqendrave ku janë marrë vendimet për fatet e popujve ballkanas. Sidomos në këtë rast marrin rëndësi diskutimet, mospajtimet, kompromiset midis Fuqive të Mëdha. Në këtë mënyrë bëhet e mundur që dhe shqiptarët të vërejnë se kë kanë pasur në mbështetje në të shkuarën, të çdemonizojnë Evropën dhe Perëndimin në përgjithësi si përgjegjës për të shkuarën e tyre; dhe mbi këtë bazë dhe të ndërtojnë strategjitë e orientimit perspektiv të tyre, që duhet thënë se sot e kësaj dite është e paqartë (përveç një orientimi të përgjithshëm proevropian të padiskutueshëm, të shpallur qysh në fundin e viteve 1990).
Gjithashtu, janë referuar edhe mendime të kolegëve kërkues në vendet fqinje, sepse kurrë një histori nuk mund të jetë e plotë pa vështrimin e tjetrit, qoftë ky dhe një vështrim jodashamirës dhe kundër një pikëpamjeje shkencore kombëtare të ngulitur.
Lexuesi është i lutur të vlerësojë se në këtë studim, veç informacionit, një rend parësor ka përpjekja për një vështrim perëndimor të historisë së Ballkaneve dhe popujve që i përbëjnë, histori që është shkruar nëpërmjet traktateve dhe marrëveshjeve të tri perandorive të mëdha, rrëzimi i të cilave qe fitorja më e madhe e Luftës së Parë Botërore. Pa shthurjen e këtyre tri perandorive pavarësia e shteteve të Ballkanit do të kishte qenë dhe më tej utopike dhe shumë e paqartë, peng raportesh ndërkontinentale.