E Shtunë, 31 Tetor 2026

Laetitia Casta:Perfeksioni është i mërzitshëm

Ajo është zgjedhur si imazhi i parfumit Dolce & Gabbana , por supermodelja dhe aktorja 35 vjeçare Laetitia Casta, ndihet e lumtur që është imazh i kësaj fushate publicitare.

Ajo njihet për suksesin në pasarelë dhe në film, ndërsa pavarësisht se është nënë e dy fëmijëve një djali 6 vjeç dhe një vajze 3 vjeç, si fryt i dashurisë me të fejuarin e saj italian Stefano Accorsi, cilësohet si një femër perfekte,thekson “Zhurnal”.

I dua fëmijët e mi, por nuk dua të flas vetëm për ta sepse unë nuk jam vetëm nënë. Nuk e kuptoj se si gazetarët i pyesin femrat se si janë si nëna. Është më e rëndësishme për publikun të dëgjojë për punën e tyre, krijimtarinë e tyre dhe identitetin individual. Sepse suksesi im del gjatë punës, aty jap veten time, shprehet Laetita. Lidhur me vlerësimet ndaj saj si perfekte jo vetëm për pamjen e jashtme por edhe për ekuilibrimin që bënë mes punës dhe familjes, Casta thotë se, Perfeksioni është i mërzitshëm. Pavarësisht se gjërat perfekte i dëshirojnë të gjithë, natyraliteti dhe lirshmëria janë më mirë për këdo.  P.K

Laetitia Casta Announcement (Large)

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›