E Diel, 1 Nëntor 2026

Katër kamion kosovar kalojnë në Serbi

Mediat kosovare bëjnë të ditur se kanë kaluar katër kamionët e parë me dokumentacion të Kosovës në Serbi. Kamionët kanë kaluar kufirin dhe janë zhdoganuar, i kanë përfunduar të gjitha procedurat e zhdoganimit përmes piks kufitare Dheu i Bardhë, me dokumente të Kosovës dhe përmes pikës kufitare në anën e Serbisë.

Që nga 16 shtatori, kur me marrëveshjen e arritur në Bruksel, Kosova hoqi masën e reciprocitetit, në Kosovë kanë hyrë më shumë se 700 kamionë nga Serbia.

Katër kamionët janë të parët që lejohen të hyjnë në Serbi, meqë edhe pas marrëveshjes për pranimin e vulave doganore, autoritetet serbe nuk lejuan hyrjen në Serbi të kamionëve me dokumentacione të Republikës së Kosovës.

Ministrja e Tregtisë dhe Industrisë, Mimoza Kusari-Lila, pat paralajmëruar rikthimin e masave të reciprocitetit, po qe se Serbia vazhdon të mos pranojë vulat doganore të Kosovës.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›