E Diel, 1 Nëntor 2026

Lagarde në Gjykatë, dyshime për favorizim të një biznesmeni

FRANCË- Drejtoresha e Fondit Monetar Ndërkombëtar, francezja Christine Lagarde, u paraqit sot përpara Gjykatës së Drejtësisë të Republikës (CJR) për të shpjeguar rolin e saj, në vitin 2008, pas një arbitrazhi problematik në favor të biznesmenit, Bernard Tapie.

Lagarde, mbërriti e qeshur përpara gjykatës, ku e prisnin rreth 30 gazetarë. 

Ish-ministrja e Ekonomisë dhe Financave, pjesë e qeverisë së Nicolas Sarkozy prej vitit 2007 deri në vitin 2011, është përfshirë në një hetim mbi deklarata të rreme dhe keqpërdorim të fondeve publike në lidhje me një vendim arbitrazhi të diskutueshëm në favor të biznesmenit, Bernard Tapie.

Lagarde ka luajtur një rol të rëndësishëm në gjykimin në të cilin biznesmeni Bernard Tapie ka fituar 403 milion euro në vitin 2008 për një mosmarrëveshje afatgjatë me bankën ''Credit Lyonnais''.
(e.m/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›