E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vlorë, tentoi të vrasë gruan duke e goditur me sende të forta, arrestohet 49-vjeçari

VLORË- Tentoi të vrasë bashkëshorten, arrestohet 49-vjecari nga fshati Alikokë, i Vlorës.

Burime nga policia e qytetit bregdetar bëjnë me dije se gjatë një konflikti në familje për motive të dobëta shtetasi Gëzim Selimi, 49-vjeç, ka goditur me sende të forta në kokë, bashkëshorten e tij L. Selimaj, 45-vjeë duke i shkaktuar dëmtime të ndryshme.

Menjëherë në vend kanë shkuar shërbimet e Drejtorisë së Policisë të cilat kanë bërë të mundur kapjen e menjëhershme dhe arrestimin në flagrancë të shtetasit Gëzim Selimi për veprën penale “Vrasje me dashje” e mbetur në tentativë. 

Aktualisht shtetasja L. Selimaj ndodhet në Spitalin Rajonal Vlorë në gjendje të rëndë shëndetësore. 

(e.m/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›