E Shtunë, 31 Tetor 2026

Lagerback largohet nga Nigeria

Trajneri suedez, Lars Lagerback i ka dhënë fund spekulimeve rreth të ardhmes së tij në postin e selektorit të Nigerisë.

Në një letër të dërguar Federatës së Futbollit të Nigerisë (NFF), Lagerback ka njoftuar se nuk do të vazhdoj detyrën. Lagerback udhëhoqi ekipin në Kampionatin botëror në Afrikën e Jugut ku u eliminuan në rrethin e parë.

Në mediat lokale thuhej se NFF i kishte ofruar 62 vjeçarit mundësinë e vazhdimit të kontratës mirëpo ai e refuzoi atë.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›