E Shtunë, 31 Tetor 2026

Muamba vazhdon në Bolton

Mesfushori i Kombëtares U-21 të Anglisë, Fabrice Muamba ka nënshkruar kontratë të re pesëvjeçare në Bolton. Muamba 22 vjeç depërtoi nga ekipi i të rinjve në Arsenal para kalimit tek Birmingham, fillimisht në formë huazimi më 2006. Ai nënshkroi për Boltonin më 2008 dhe ka luajtur rol të rëndësishëm për menaxherët Gary Megson dhe Owen Coyle në Reebok Stadium.

“Jam i lumtur, familja ime është e lumtur, të gjithë jemi të lumtur. Bolton ka qenë klub shumë i mirë për mua prej kur kam ardhur këtu” tha Muamba për uebfaqen zyrtare të klubit.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›