E Shtunë, 31 Tetor 2026

Lagerbak: Suedia duhej të fitonte

I mërzitur është shfaqur trajneri i Suedisë, Lars Lagerbak, pas ndeshjes. "S'jam kurrsesi i kënaqur me rezultatin. Sidomos në pjesën e dytë, duhej të kishim shënuar dhe fituar ndeshjen. Me këtë nuk dua të nënvlerësoj skuadrën shqiptare, e cila, për mua, është shumë e mirë, sidomos teknikisht. Ne kemi lojtarë të zotë, që duhej ta nxirrnin golin, sepse edhe rastet e duhura i kishin, por fatkeqësisht kjo nuk ndodhi. Shqipëria pati disa raste për shënim, edhe mund të na kishte ndëshkuar, por Suedia humbi dy-tre gola të sigurtë. Kjo gjë më dëshpëron më shumë, sepse në total luajtëm mirë dhe ia bëmë hyzemtin fitores," - u shpreh Lagerbak pas ndeshjes.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›