E Shtunë, 31 Tetor 2026

Lagerfeld: Mamate e shendosha kunder modeleve te dobeta

"Publiku preferon te shohe top modele te dobeta, vetem mamate e shendosha jane kunder atyre vajzave qe sfilojne ne pasarela".

Stilisti gjerman, Karl Lagerfeld e komenton keshtu vendimin e meparshem te revistes "Brigitte", qe le menjane profesionistet e modes dhe vlereson me shume "grate e zakonshme".

"Ka mama te shendosha qe ulen para televizorit me pako patatinash dhe thone se modelet e dobeta jane te shemtuara. Bota eshte bere nga endrra dhe iluzione dhe askush nuk kerkon te shohe gra te rrumbullakosura", thote Lagerfeld, per te perjavshmen "Focus".

Pasi tha kete, stilisti e ka percaktuar si absurde debatin per modelet super te dobeta, qe ka shtyre revisten "Brigitte" te ndryshoje kurs.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›