E Shtunë, 31 Tetor 2026

“Nënë Tereza” ndizet nga “Eagle Blues Band”

13/10/2009  Koncert në shesh

Xhejms Belushi, artisti i madh shqiptaro-amerikan ka dhënë dje një koncert madhështor përballë publikut shqiptar. Belushi dhe “Eagle Blues Band” sollën këngët më të mira ndër vite që janë shndërruar në legjendë, ndërsa koncerti vijoi për rreth 90 minuta. “Jam i lumtur që ndodhem sonte këtu me ju, jam i gëzuar që bëj pjesë në familjen Eagle Mobile, jam i nderuar që tashmë jam një shqiponjë (Eagle) e ligjshme”, - tha Belushi duke nënkuptuar nënshtetësinë e tij të re shqiptare. Ky koncert u organizua dhe u mbështet si sponsor i përgjithshëm nga Eagle Mobile dhe pati po ashtu mbështetjen e Bankës Kombëtare Tregtare (BKT) dhe kompanisë teknologjike Huawei. Tre ditë më parë Eagle Mobile dhe Xhejms Belushi publikuan marrëveshjen sipas të cilës artisti i madh do të jetë imazh i kompanisë më rinore të telefonisë celulare Eagle. Mijëra artdashës kanë sfiduar shiun e rrëmbyer që nuk pushoi për asnjë minutë dhe janë argëtuar me Xhejms Belushin. Belushi ka kënduar një këngë kushtuar vëllait të tij të madh Xhon Belushi që ndërroi jetë në vitin 1983, këngë e kënduar në filmin legjendë “Vëllezërit Bluz”.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›