Lagjet VIP pushtohen nga mbeturinatndotja shëmton edhe rrugët (FOTO)
Tiranë- Platforma denoncuese dhe investiguese IDEA vijon edhe sot denoncimin e ndotjes në vendin tonë me imazhe të marra në vende të ndryshme të metropolit shqiptar, Tiranës.
Siç duket edhe nga këto imazhe kryeqyteti nuk është i ndotur vetëm në zonat periferike të tij, por edhe në ato më të luksit siç është zona e ish-Bllokut.
Pranë lokaleve luksoze syri të kap qese me mbeturina që janë braktisur në mënyrën më të papërgjegjshme dhe ndotëse të mundshme.
Po ashtu në fokus të ndotjes sot sjellim imazh të marra në rrugët e Tiranës ku bllokimi i kanalizimeve ka sjellë mbledhjen e ujit të ndjenjur në të cilin notojnë mbeturina të çfarëdollojshme.
Gazeta IDEA fton lexuesin e saj të denoncojë ndotjen duke na dërguar imazhe në adresën tonë elektronike info@gazetaidea.com
Lagjet VIP 'pushtohen' nga mbeturinat...ndotja shëmton edhe rrugët
◄ Back
Next ►
Picture 1 of 4