E Shtunë, 31 Tetor 2026

Incidentet zgjedhore, Policia e Shtetit shërbim të përforcuar, 12 orë në punë

TIRANË- Policia e Shtetit harton plan masash për mbarëvajtjen dhe monitorimin e zgjedhjeve të 23 qershorit. Drejtori i Policisë së Përgjithshme Hysni Burgaj, firmosi sot urdhrin për gatishmërinë e uniformave blu, i cili do  qendroje ne fuqi deri në përfundim të procesit zgjedhor.

Në sajë të masave të marra, mësohet se efektivët e policisë do të punojnë 12 orë në ditë.

Pak ditë më parë, numri 1 i Policisë së Shtetit, në një takim më ambasadorin amerikan në vendin tonë, Aleksandër Arvizu e siguroi se strukturat e policisë do të zbatojnë ligjin.

Teksa pak ditë na ndajnë nga zgjedhjet e 23 qershorit si pasojë e incidenteve elektorale në kampet e disa partive politike ka pasur akuza për përdorim e Policisë së Shtetit për qëllime politike. 
(e.m/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›