Lagjet karakteristike të Gjirokastrës, turistët preferojnë bujtinat e hapura nga banorët

Lagjet e sipërme të qytetit të gurtë të Gjirokastrës si Dunavati, lagjia Palorto e të tjerë po frekuentohen këtë verë nga një numër i lartë turistësh vendas dhe të huaj të cilët veçse zgjedhin t’i shikojnë, qëndrojnë edhe nëpër bujtinat që janë çelur në to. Ata shprehen se këto lagje kanë banesa me arkitekturë të veçantë dhe kjo ju pëlqen shumë.
“Jemi mahnitur me Gjirokastrën, është një qytet shumë interesant. Vizituam pazarin si fillim dhe më pas me këmbë kemi vizituar edhe lagje të ndryshme”, tha turisti.
“Banesat janë shumë interesante edhe portat që kanë po ashtu. Jemi njohur nga vendasit edhe me historinë që kanë këto banesa dhe këto lagje”, shprehet turisti.
“Gjirokastra qenka me të vërtetë shumë e bukur, e kishim parë vetëm nëpër fotografi. Lagjet që kemi vizituar janë shumë të veçanta me banorë shumë të dashur”, tha një tjetër.
“Interesante, një qytet që ruan vlerat dhe traditat, një shtëpi që ruajnë origjinalitetin e tyre, po na pëlqen shumë vizita këtu”, shtoi një tjetër.
Ata që zgjedhin qëndrimin ta bëjnë nëpër bujtina dhe hotele në këto lagje shprehen se shërbimi ka qenë shumë i mire dhe mikpritja i ka mahnitur.
“Kemi disa ditë që po qëndrojmë dhe tani do të largohemi, kaluam shumë mirë, vendasit na kanë mik pritur, na kanë ofruar gatime tradicionale e kemi shijuar shumë qëndrimin këtu”, tha turisti.
“Një shtëpi që ruan origjinalitetin e saj ndaj zgjodhëm pikërisht këtë, pronarët na treguan edhe pak histori ,akomodimi qe mjaft i mirë dhe do e rekomandojmë edhe tek miqtë tani. Tani po largohemi, por premtojmë se do të rikthehemi këtu”, tregojnë turistët.
Të huajt zgjedhin qëndrimin ta bëjnë në këto lagje të qytetit për t’u njohur më mirë edhe me jetën e banorëve, historinë që ato kanë.
/rtsh.al/