Pagat në privat deri në 2 mijë euro, drejtues biznesesh inkurajojnë të rinjtë të marrin formim profesional

Biznesi pogradecar gjithmonë e më shumë po ecën me hapin e kohës në teknologji, ambiente dhe paga të larta.
Kryetari i Bashkisë Pogradec Ilir Xhakolli vizitoi nga afër ambientet e reja të një biznesi, i cili falë përkushtimit dhe punës me pasion a ka dalë të shtrihet gjerësisht jo vetëm në vend por edhe Europë e deri në Amerikën e largët.
Xhakolli ndoqi nga afër proceset e punës, kushtet e punëtorëve të cilëve krahas pagave shumë të mira, iu ofrohej shërbim ushqimor falas në ambientin e punës.
Problemi i vetëm me të cilin përballej drejtuesi i kompanisë, ishte krahu i punës, ndaj për këtë Xhakolli u angazhua që pranë shkollës profesionale të hapen edhe degë të kësaj fushe.
Drejtuesi i biznesit informoi kryebashkiakun se sot për sot ofron 20 vende të lira pune.
/rtsh.al/