Lagjia e sipërme në fshatin Dishnicë pa infrastrukturë

Një pjesë e rrugëve të brendshme në fshatin Dishnicë janë të amortizuara. Ndërhyrja në infrastrukturë që është bërë para disa kohësh ka përfshirë lagjen e poshtme duke mënjanuar pjesën tjetër. Banorët e lagjes së sipërme shprehen se ka vite që nuk janë bërë ndërhyrje dhe e se e kanë shumë të vështirë kalimin sidomos në kohë në shi, ku uji gërryen edhe atë pak zhavor që ka mbetur.
Një pjesë tjetër e banorëve të Dishnicës jashtë kamerës shprehen se të do të ishtë më minimalja vetëm shtrimi me çakëll pasi edhe ata janë taksapagues të rregullt. Shirat e rënë gjatë ditëvë të fundit i kanë gërryer rrugët duke e vështirësuar si kalimin e automjeteve ashtu dhe të banorëve.