Lahm: Anglia na nënvlerësoi
Kapiteni i Gjermanisë, Philip Lahm, ka thënë se Anglia e ka nënvlerësuar Gjermaninë, ndërsa pikërisht për këtë sipas tij edhe u eliminua nga Botërori.
"Ndoshta Anglia nuk ishte e përgatitur për ndeshjen aq sa do të duhej të ishte. Ndoshta ata na nënvlerësuan sepse lojtarët tanë nuk janë aq të famshëm sa lojtarët e Anglisë. Arsyeja pse mbrojtja e tyre nuk arriti të ndalë lojtarët tanë, ishte për arsye se ne kemi sulmues shumë të mirë".
"Ne e kemi ditur në pushim të pjesës së parë se nëse e lejojmë Anglinë të sulmojë, atëherë ne do të kemi rast për ta vendosur ndeshjen. Ishte shumë e rëndësishme për ne që të jemi të mirë në mbrojtje, sepse ne gjithmonë jemi të mirë në sulm. Ne mund të luajmë me pasime të shpejta dhe të shkurtra, ndërsa kemi një ekip shumë të mirë. është një ekip i ri, por është një ekip i mirë. Anglia ka lojtarë të mirë, nuk janë dhe aq të vjetër. Ata kanë lojtarë të rinj prapa ekipit të parë, si p.sh Aaron Lennon".
"Ne kemi trajnerë të mirë të fitnesit që na kanë përgatitur, jo vetëm për tre ndeshjet, por për tërë kampionatin. Ne jemi të gatshëm për gjithçka dhe jemi shumë të kënaqur", deklaroi Lahm.