E Diel, 1 Nëntor 2026

Patriarku Irinej: Zgjidhja të kënaqë të dyja palët

Patriarku serb Irinej ka deklaruar sot në manastirin e Gracanicës se populli shqiptar ka të drejtë të pamohueshme për të jetuar në Kosovë, por ka theksuar se këtë të drejtë e kanë edhe serbët, pasi sipas tij Kosova është atdheu i tyre.

Irinej është shprehur gjithashtu se shpreson që për Kosovën të arrihet një zgjidhje që të kënaqë të dyja palët, duke nënvizuar se zgjidhjet e njëanshme janë të dëmshme.

"Zgjidhja që kënaq vetëm njërën palë nuk është zgjidhje, por një arsye për përcarje. Ky vend na takon neve si popull historik në këto hapësira, por u takon edhe atyre të cilëve janë me ne dhe për këtë shpresojmë për një zgjidhje që do të kënaqte të dyja palët", ka pohuar Irinej.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›