E Shtunë, 31 Tetor 2026

Koreja e Veriut kërcënon me ndërhyrje ushtarake


Koreja e Veriut ka kërcënuar Korenë e Jugut dhe SHBA-në me ndërhyrje ushtarake. Agjencia shtetërore e lajmeve KCNA, bën të ditur se qeveria komuniste në Penian i ka kritikuar këto dy shtete për stacionimin e armëve të rënda në vendin mes dy Koreve Panmunjom. Koreja e Veriut akuzohet për fundosjen në mars të një anije koreanojugore me 46 marinarë në bord. Penjani ka hedhur poshtë akuzat dhe ka kërcënuar me ndërhyrje ushtarake, në qoftë se denohet prej KS të OKB-së.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›