Moggi: Interi, fajtor për dështimin e Italisë
Njeriu më kontrovers në futbollin italian, Luciano Moggi, ka fajësuar klubet italiane që kanë lojtarë të huaj, dhe kryesisht Interin, për dështimin skandaloz të Italisë në Botërorin, Afrika e Jugut 2010.
"Fillimisht ju them se kemi dashur ta shmangim Holandën në 1/8 e finales dhe këtë e bëmë. Unë kam pritur që kjo të ndodhë dhe gjithçka në përgjithësi ka qenë në nivel të dobët. Italia po kalon nëpër një ndërrim gjeneratash, por ata nuk kanë cilësinë e njëjtë. Fatkeqësisht është e vështirë të gjesh cilësi nëse klubet nuk investojnë në lojtarë të rinj".
"Në finalen e vitit 2006, Juventusi pati nëntë lojtarë në fushë në sfidën Itali-Francë. Kishte lojtarë francezë dhe italianë, sepse Juventusi gjithmonë kërkon lojtarë vendorë. Megjithatë sot, Interi, që fitoi gjithçka, ka një njëmbëdhjetësh plot me lojtarë të huaj... dhe ja cilat janë rezultatet", ka deklaruar Moggi.