E Diel, 1 Nëntor 2026

Lajçak- Haxhinastos: Për statusin kandidat, çdo gjë varet nga Shqipëria

Takimi

Miroslav Lajçak, i cili ishte i dërguari i Bashkimit Evropian në Shqipëri për zgjidhjen e krizës politike, ka zhvilluar një takim me zv.kryeministrin dhe ministrin e Jashtëm të Shqipërisë Edmond Haxhinasto.

Lajçak në qeverinë e re të Sllovakisë sapo është emëruar ministër i Jashtëm, post të cilin e merr për herë të dytë. Takimi me Haxhinaston është zhvilluar në Bradislavë ku ministrit shqiptar ndodhet për të marrë pjesë në Forumin Ndërkombëtar për Sigurinë Globale Globsec 2012.

Tema kryesore e bisedës së tyre ka qene procesi i integrimit të Shqipërisë në BE. Haxhinasto është shprehur se Shqipëria e meriton statusin kandidat që sipas tij jo vetëm që do të jetë e merituar për shqiptarët, por do të fuqizojë më tej edhe rolin dhe inkurajimin për reforma të reja në Shqipëri.

Lajçak është shprehur se vendi ynë ka bërë hapa pozitive. Ai ka nënvizuar se për marrjen e statusit kandidat çdo gjë varet nga Shqipëria.

Gjatë takimit është diskutuar edhe situata rajonal dhe kryesisht gjendja në veri të Kosovës. /F.S/

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›