E Shtunë, 31 Tetor 2026

Meta:Maxhoranca,funksionale.Të lihen konfliktet

Ilir Meta

FIER- Kreu i LSI-se, Ilir Meta ka deklaruar nga Fieri se koalicioni eshte i qendueshem dhe maxhoranca eshte funksionale, duke hedhur poshte hamendesimet per krisje te saj.

Mazhoranca është funksionale, ka mënyra sesi verifikohet për ata që pretendojnë të kundërtën, janë spekulime. Është koha që ti ikim sa më shpejt këtij konfliktualiteti që vjen nga vullneti i disa politikanëve për të ndezur konflikte. Është koha që të përqëndrojmë energjitë tona në proceset primare, në integrimin e Bashkimit Europian tha Meta.

Deklarata eshte bere pas aktivitetit per LGI, ne kete qytet gjate te cilit Meta ka qene i pranishem.

Meta ka ritheksuar se sot me shume se kurre vendi ka nevoje per bashkepunim e vullnet politik mes paleve per reformat qe nevojiten ne kuadre te intergrimit. Per kete sipas tij duhet te lihet tej cdo lloj konfliktualiteti.

Mesazhi ynë ka qenë dhe mbetet unison, zgjedhje të tilla nuk duhet të politizohen për sa kohë i përket pavarësisë së gjyqësorit, për të pasur një funksionim të mirë të drejtësisë. Për këtë arsye LSI nuk i kthen në sfida politike tha ai.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›